“Për një Shkodër të lirë nga krimi”, dy javë pas deklaratës së ministrit Lleshaj krimi godet serish

0
671

Vetëm dy javë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, “për një Shkodër të lirë nga krimi”, kryeqendra e veriut është goditur sërish nga një vrasje e dyfishtë.

Duke iu referuar operacionit që vuri në pranga 11 persona që jepnin para me fajde, ministri Lleshaj shkruante: “Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane.”

E konsideruar në media edhe si “Palermo e Shqipërisë”, në Shkodër u ekzekutuan sot dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here