Përse rruga e kthimit duket gjithmonë më e shkurtër?

0
627

Nëse jeni në një udhëtim me makinë tren apo aeroplan me siguri edhe ju e keni vënë re se rruga e kthimit është më e shkurtër se rrugëtimi që bëni kur shkoni në një destinacion të caktuar. Pavarësisht se distanca dhe kilometrat mbeten përherë të njëjtat.

Çfarë po ndodh atje? Një numër studiuesish kanë studiuar këtë fenomen të njohur si “efekti i rrugës së kthimit”, dhe shpjegimi nuk është aq i lehtë sa mund ta mendoni ju.

Mund të duket e çuditshme që dy periudha identike të kohës mund të ndjehen shumë të ndryshme, por në fakt, ndjenja juaj e kohës është tepër fleksibël.

Rrugëtimi i kthimit është tanimë një shteg i njohur për ne

Një shpjegim i mundshëm është fakti se kur nisemi drejt një udhëtimi kemi gjithmonë një emocion që na shoqëron me vete dhe është kjo një nga arsyet se përse rruga e vajtjes duket përherë më e gjatë. Emocioni mund të jetë mungesa e durimit ose edhe një lloj frike duke qenë se shpesh udhëtojmë drejt diçkaje të panjohur ndërsa udhëtimi i kthimit tanimë shoqërohet me një gjendje shpirtërore të qetë e cila vjen si rezultat i një rruge tanimë të njohur për ne dhe që e dimë mirë se nuk na sjell më kurrë farë rreziku.

Ndjenja e mbivlerësimit që ju keni për udhëtimin e kthimit dhe kohën që do t’ju hajë ai

Studiuesit nga Holanda dhe Shtetet e Bashkuara kishin marrë pjesë në vlerësimin e kohës së udhëtimit në tre skenare të jetës reale: një udhëtim me autobus, një udhëtim me biçikletë dhe një test laboratorik ku ata shihnin videot e dikujt tjetër që udhëtonte.

Në të tri eksperimentet, njerëzit thanë se udhëtimi i kthimit ishte më i shkurtër madje edhe kur udhëtimi i kthimit ishte në një rrugë krejtësisht të ndryshme, por të barabartë në largësi pra në distancë.

Këta studiues menduan se kjo mund të ndodhë sepse ju e nënvlerësoni kohën që do t’ju duhet për të arritur në një destinacion të caktuar duke ju lënë të zhgënjyer kur zgjat më shumë se sa keni menduar dhe ka gjasa të mbivlerësoni kohën që duhet të marrë për t’u kthyer.

Kur mbivlerësimi i udhëtimit të kthimit përmbush pritshmëritë tuaja, ndihet më i këndshëm si udhëtim dhe më i lehtë për t’u përshkruar.

Tendenca jonë për të imagjinuar një destinacion të caktuar bën që rrugëtimi që ndjekim të na duket edhe më i gjatë se zakonisht

Sipas një studimi me shumë mundësi, udhëtimi i vajtjes zgjat më shumë sepse ne nuk e dimë se ku po shkojmë dhe ndaj përpiqemi të imagjinojmë destinacionin tonë.

Të gjitha këto hipoteza njohja, mbivlerësimi dhe pritja përputhen me idenë se koha duket të lëvizë më ngadalë sa më shumë që truri juaj punon. Dhe sigurisht bëhet fjalë për rrugën që ndjekim për të shkuar në një destinacion ku shpesh herë nuk mungojnë pyetjet tona se edhe sa do të mbërrijmë pasi edhe kurioziteti është i lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here