35 vite burg për 67-vjecarin që mbyti gruan me litar

0
688

Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë ka dënuar me 35 vite burg Namik Velajn, i cili vrau bashkëshorten dy vjet më parë dhe u përpoq të fshehë krimin.

Ndërsa vendim kishte edhe për mjekun Ilir Tanku, i cili punonte si mjek i qendrës shëndetësore të qytetit. Tanku u shpall fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe u dënua me 2 vite burg, mirëpo përfundimisht u la nga gjykata në shërbim prove për 4 vjet.

Prokuroria në pretencën e saj tha se Velaj mbyti gruan me litar, duke ia bllokuar rrugët e frymëmarrjes, kurse krimi në familje është zbuluar një vit më vonë.

NGJARJA

Vrasja ka ndodhur në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018, pasi vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale, version i konfirmuar edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, kanë qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici.

Pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur me duar bashkësborten dhe rreth qafës kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here