“Promovimi i të drejtave bazë të njeriut; E drejta për drejtësi” histori suksesi

0
530

Projekti: “Promovimi i të drejtave bazë të njeriut; E drejta për drejtësi”.

Në zonën malore të Fushë Arrezit , zonë e varfër dhe e neglizhuar nga vëmëndja qeveritare prej një viti ka një histori që padyshim konsiderohet suksesi. Shoqata “Qendra Sociale ne Ndihme te Njerezeve ne Nevoje ”Fushe-Arrez (QSNNN) implementoi Projektin “Promovimi i të drejtave bazë të njeriut;E drejta për drejtësi” me mbeshtetjen e SAVE THE CHILDREN SHQIPERI financuar nga BE. Kjo iniciativë erdhi duke ditur nevojshmërinë e shërbimit ligjor falas nivelin e lartë të varfërisë së qytetarëve.. Shërbimi ligjor dhe garantimi i tij për kategoritë e njerëzve që nuk kanë kushtet dhe mjetet e favorshme sociale është një element jetësor dhe i rëndësishëm .

Kështu gjate nje periudhe 12 mujore të implementimit të këtij projekti në rrethin e Pukës përkatësisht ne Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz duke perfshire Njësitë Administrative janë zhvilluar një sërë takimesh për të arritur lidhjen e marrëveshjeve me dy bashkitë dhe Njesitë Administrative gjithashtu edhe me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë per zbatimin e ketij projekti si partner të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre për zhvillimin me sukses të këtij projekti.
Gjatë kësaj përiudhe u arrit:
1.Lidhja e marrëveshjeve të partneritetit me Bashkitë dhe Njësitë Administrative te bashkise Puke.
2.Hapja e “Qëndrës për mbështetje ligjore” e cila ka shërbyer si zyrë konsulence për shtresat e marxhinalizuara pranë shoqates, përveç konsulences kanë ardhur disa çeshtje të cilat po zgjidhen pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe shkalleve te tjera .
Gjatë kësaj përiudhe mund të themi se përfituesit direkt të projektit janë mbi 300 përsona që kanë marrë pjesë në mënyre direkte në sesionet e informimit .Gjithashtu gjatë kesaj faze u aktivizuan 20 te rinj qe moren pjese vazhdimisht ne takimet qe u organizuan per krijimin e Literatures Ligjore.

3.Krijimi dhe konsolidimi i “Grupit Mbikëqyres” për çdo Bashki dhe Njësi Adm, përfaqësuesit e të cilit herë pasë herë kanë sjellë probleme nga komuniteti në “Qëndrën për mbështejte Ligjore”,gjithashtu kanë ndërvepruar me te rinjtë e “Lidhjes së Re për Drejtësi”
4.Krijimi dhe konsolidimi i “Lidhjes së Re për Drejtësi” me përfaqësues nga te rinj që studiojnë për drejtësi,të cilët janë mbledhur për të diskutuar dhe krijuar një literature ligjore te thjeshte dhe e kuptueshme nga komunitetit e cila do ti shërbeje zyrës së konsulences ligjore dhe komunitetit të zones. Gjithashtu këtyre të rinjëve u është krijuar mundësia të jene pjesëmarrës në disa séanca gjyqësore.
5.Shperndarja e Helpdeskeve ne Bashkite Puke dhe Fushe-Arrez (Njesite Administrative).
6.Paurimi i Helpdeskeve me fletepalosje.
7.Shperndarja e Posterva ne Bashkite dhe Njesite Administrative.
Gjatë kësaj përiudhe janë zhvilluar një sëre sesionesh informuese mbi projektin në Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz dhe Njesitë Administrative.
9.Krijimi i dy filmave të shkurtër cili informon komunitetin e zonës për funkionin e “Qëndrës për mbështetje Ligjore” dhe historive te suksesit te projektit.

10.Prane “Qëndres per Mbeshtetje Ligjore” kane ardhur mbi 12 raste për ndihmë juridike dhe është bërë e mundur përgatitja e aktpadive për në gjykatë dhe mbi 200 raste per konsultim me ekspertin ligjor dhe juristen e zyrës për çeshtje të ndryshme.
11.Shperndarja e njoftimit per hapjen e “Qendres per Mbeshtetje Ligjore” ne te gjitha Njesite Administrative te Bashkise Fushe-Arrez nepermjet zyres se ndihmes ekonomike. Ky njofitm u eshte shperndare mbi 300 familjeve qe jane te shtreses ne nevoje qe te jemi me afer tyre per cdo rast dhe problem qe ato hasin ne sistemin e drejtesise.
Gjatë kësaj përiudhe të implementimit të projektit në Rrethin e Pukës u arrit:
1.Mobilizimi i komunitetit për një fryme të re në zonën ku po implementohet ky project (PUKË dhe FUSHË-ARRËZ).
2.Hapja e të parës “Qëndër për Mbeshtëtje Ligjore” me sherbim juridik falas per shtresat ne nevoje.
3.Angazhimi i të rinjëve dhe dhënia e mundësisë për të qënë pjese e sistemit gjyqësor .
4. Krijimi dhe konsolidimi i “Lidhjes së Re për Drejtësi” me përfaqësues nga te rinj që studiojnë për drejtësi
5. Krijimi dhe konsolidimi i “Grupit Mbikëqyres” për çdo Bashki dhe Njësi Adm.
6.Organizimi i Maratones “VRAPO PER DREJTESI” nje maraton sensibilizuese per gjithe komunitetin me nje pjesemarrje me shume se 200 persona
7.Dhënia e konsultës ligjore falas për shtresat në nevojë me shume se 200 konsulta.
8.12 Raste perfaqesimi ne gjykate per raste te ndryshme si divorce, prona, pensione, largime nga puna etj.
Është e qartë se ky projekt ka rritur jo vetëm aksesin e qytetarit në institucione ligjvënëse por ka rritur gjithashtu ndërgjegjësimin e tyre mbi të drejtat e tyrë themelore.
 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here