Edicioni i tretë i Panairit të Turizmit në Tiranë

0
729

Më shumë se 200 operatorë nga shtete të ndryshme të botës janë bërë bashkë në Tiranë në panairin e turizmit. Në prag të nisjes së sezonit veror, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit u shpreh se fokusi kryesor është implementimi i strategjisë për të patur turizëm në katër stinë.

“Dëshirojmë t’i japim shumë peshë zhvillimit të destinacioneve të reja, sepse deri sot turizmi ka qenë i fokusuar deri në det, por potenciali është shumë më i madh. Dëshirojmë të zhvillojmë produkte të reja turistike. Të promovojmë Shqipërinë si një destinacion turistik.” 

Zëvëndësministri i Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi Qazim Hoxhiq, vuri theksin në krijimin e një strategjije rajonale.

Shqipëria si një fqinje dhe një komshi i sinqertë i Malit të Zi, do thoja që turistët që vijë në Mal të Zi, të vizitojnë edhe Shqipërinë. Është shumë e rëndësihsme që jemi nisur në një rrugë të drejtë dhe një bashkëpunim shumë të sinqertë.

Duke ofruar eksperiencën e tij në promovimin e vendeve, gazetari finlandez Nikolai Menierd u shpreh se pikat kyçe përmes të cilave zhvillohet ky sektor janë infrastruktura dhe promovimi.

Sipas një miku tim që merret me shitblerje pasurish të paluajtshme, Shqipëria mbetet një treg shumë i mirë për të blerë shtëpi. E ardhmja e Shqipërisë në sektorin e turizmit do të jetë shumë e mirë. Për të zhvilluar sektorin e turizmit mbetet primare produkti, infrastruktura e më pas promovimi, pasi vendet me turistë nuk janë Tailanda apo Indonezia, por Italia, Gjermania, apo Franca. 

Panairi I turizmit do të mbahet më datat 5 dhe 6 Prill. Thelbësore mbetet nxitja e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here