Kreshnik Çollaku:S’do të ketë zgjedhje pa opozitën

0
565

Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha  se protesta e datës 13 prill do të jetë një nga protestat më të mëdha opozitare që ka parë vendi.

Çollaku tha më tej se kjo protestë do të përcaktojë zhvillime të reja në vend dhe se kryeministri Rama është drejt fundit të destinacionit që i ka projektuar populli.

Sipas Çollakut, Rama e ka salduar me çelik godinën e Kryeministrisë dhe me fasadë që imiton xhamat, por Kryeministri Rama është i humbur pasi ndiqet këmba këmbës nga nga qytetarët.

Po kështu Çollaku shprehet i bindur se s’do të ketë zgjedhje pa opozitën, pasi 50 % të komisionerëve zgjedhorë ku PD ka shumicën nuk mund të hapin procesin dhe se ç’do skenar, tjetër është grusht shteti që do të pasohet me konflikt civil.

Sipas përfaqësuesit të PD në Bashkinë e Tiranës, mandatet e opozitës, janë djegur automatikisht për shkak të bojkotimit të Këshillit Bashkiak.

Më tej Çollaku tha se kryetari i opozitës Lulzim Basha është keqkuptuar teksa kërkon të zgjidhë problematikën ballkanike me metoda europiane.

Ndërkohë që kërkoi Vetting në Shërbimin diplomatik sepse sipas tij ka infiltrime të fuqive jo miqësore ndaj vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here