Rrokaj: Ta çlirojmë vendin nga kapja

0
591

“Opozita i ka qëllimet e qarta, ka vetëm një rrugë, qeveri tranzitore”. Kështu u shpreh ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shezai Rrokaj

Sipas Rrokajt, Edi Rama duhet ti hapë rrugë bashkëpunimit. Ai tha se së pari të merren parasysh interesat e qytetarëve shqiptarë dhe gjithashtu sigurimi i votës së lirë.

“Duhet vullnet për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Në jemi të gatshëm dhe kërkojmë të bëjmë shtet jo pushtet. Rama të heqë dorë nga sloganet boshe. Çështja është që ta çlirojmë vendin nga kapja, protesta është një mjet, pastaj është sensibilizimi i ndërkombëtarëve pasi përmes medias ata do të fillojnë të sensibilizohen.

Ne duam një stabilitet në bazë të rregullave të lojës që parashikon demokracia dhe jo përmes forcës. Ky është edhe synimi ynë, prandaj kemi zbritur në popull dhe kemi thirrur popullin. Duhet të kthehet vëmendja tek njerëzit që po ikin nga vendi. Tek ne mungon të dashurit e një dialogu politik”.

Rrokaj deklaroi gjithashtu se opozita nuk don pushtet në tavolinë, duke argumentuar se një qeveri tranzitore e drejtuar nga dikush që di ta bëjë këtë gjë është zgjidhja e vetme. Ai theksoi gjithashtu se nuk mungojnë në klasën politike shqiptare njerëz që kanë aftësinë për ta drejtuar qeverinë tranzitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here