Nis prishja e shtëpive te ‘Bulevardi i Ri’, FNSH zbret në terren

0
693

Gjatë ditës së djeshme, por edhe këtë të martë, banorët e Bregut të Lumit në Tiranë janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë. Ata kundërshtojnë me çdo mjet prishjen e banesave të tyre, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim finaciar sipas ligjit në fuqi.

Policia ka shoqëruar disa banorë, ndërsa një pjesë e tyre janë dërguar në spital për shkak të plagëve.

Në ndihmë të Policisë kanë shkuar në zonë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat priten të ndërhyjnë për të nxjerrë me forcë banorët që ndodhen në shtëpitë që janë parashikuar për t’u shembur, si rezultat i projektit për zgjatimin e Bulevardit të Ri. Gjithashtu mësohet se një shtëpi është prishur dhe po fillon puna për të ndërhyrë edhe në banesat e tjera.

“Disa prej banorëve janë lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa një pjesë e tyre janë shoqëruar në  komisariatin nr.4. Gazetarët  dhe mediat nuk lejohen të afrohen. Njëra shtëpia është shembur dhe  nisur puna për shembjen e të tjerave.Ka forca të shumta policore dhe nuk lejohen të kalojnë as banorët, Policia e Rendit dhe FNSH janë prezente. Ka pasur disa banorë që janë shoqëruar për veprën penale “kundërshtim të policisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here