Ndoka:Qytetarët të shpëtojnë Shqipërinë; të ndertojmë të ardhmen për të gjithë! Ora erdhi  18:00”

0
522

Kreu i PDK, Nard Ndoka, pak minuta para nisjes së protestës para Kryeministrisë i ka bërë thirrje Edi Ramës që të largohet.

“Edi Rama ka shembur sistemin dhe vazhdon të qëndrojë nën gërmadha! Po deshën ta nxjerrin socialistët; ta kapin prej zhelesh! Qytetarët të shpëtojnë Shqipërinë; të ndertojmë të ardhmen për të gjithë! Ora erdhi  18:00”,- shkruan Nard Ndoka në Facebook.

Kur ka mbetur edhe pak kohë nga nisja e protestës së opozitës ditën e sotme, e paralajmëruar në orën 18:00 përballë kryeministrisë, me qindra efektivë policie kanë zënë pozicionet rreth godinës. Protestuesit ende nuk janë grumbulluar, ndërsa është bërë e ditur se për sigurinë e kësaj proteste janë të angazhuar mbi 1500 forca policore. Ndërkohë, mbështetës të opozitës nga shumë qytetet të vendit i bashkohen protestës. Në Kukës, drejtues të PD shprehen se do të ketë një pjesëmarrje masive në protestë. Edhe në Shkodër, mbështetësit e PD janë nisur me autobusë dhe me makina personale drejt Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here