Wednesday, May 8, 2024
Home Aktualitet Raporti I OSBE/ ODIHR: Mosbesimi dhe polarizimi mund të ndikojë në zgjedhjet...

Raporti I OSBE/ ODIHR: Mosbesimi dhe polarizimi mund të ndikojë në zgjedhjet e qershorit

0
498

OSBE?ODHIR ka publikuar raportin e misionit të vlerësimit të për zgjedhjet e ardhshme lokale më 30 qershor.

Në raport shprehet shqetësimi se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve kontribuon në mungesën e besimit të vazhdueshëm në procesin zgjedhor.

Raportohet se do kërkohet nga shtetet pjesëmarrëse dërgimin e 22 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër, për të ndjekur procesin zgjedhor.

“Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e vota dhe nxjerrjen e rezultateve.

Na janë kërkuar vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Instituticionet shtetërore njoftuan se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent,”-thuhet në raport.

OSBE/ ODIHR thotë se në zgjedhjet e 30 qershorit ka shumë gjasa të shkohet me kornize ligjore te pandryshuar megjithese ka nje shprese te vogel të bëhen disa amendime.

“Zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen në një kornizë ligjore të pandryshuar, megjithëse nuk përjashtohen mundësia e bërjes së disa ndryshimeve në legjislacionin përpara zgjedhjeve. Procesi i reformës zgjedhore filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por nuk është materializuar ende asnjë ndryshim ligjor për shkak të mungesës së vullnetit politik. Shumë rekomandime zgjedhore të OSBE/ ODIHR nga zgjedhjet e 2015 dhe 2017 mbeten të paadresuara”-shkruhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here