Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Tjetër shpërthim me tritol në Fushë – Krujë, vendoset eksploziv në një...

Tjetër shpërthim me tritol në Fushë – Krujë, vendoset eksploziv në një ofiçinë

0
670

Nuk kanë të ndalur shpërthimet me tritol në Fushë Krujë.

Pas rastit me mobilerinë, një tjetër shpërthim eksplozivi është shënuar rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Kamberas, kësaj herë në një ofiçinë.

Ofiçina ndodhet në aksin Fushë Krujë-Krujë.

Fatmirësisht nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale që llogariten në disa milionë lekë.

Demtime ka patur çatia e ofiçinës, vetratat e dyerve e dritareve si dhe çatia e katit të dytë të një objekti ngjitur.

Nuk dihen shkaqet apo arsyet e këtij akti, pasi të zotët e ofiçinës njihen në komunitet si njerëz punëtorë, pa konflikte dhe probleme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here