Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Ekstradohen drejt SHBA-së dy amerikanë të arrestuar në Shqipëri

Ekstradohen drejt SHBA-së dy amerikanë të arrestuar në Shqipëri

0
612

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy shtetas amerikanë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni.

Shtetasit me iniciale V. D., dhe A. I., 30 vjeç,  të dy 30 vjeç, të lindur në SHBA, u arrestuan në Shqipëri më 21 shtator të vitit të kaluar.

Dy amerikanët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SHBA në vitin 2018 vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

“Arrestimi provizor i V. D., dhe A. I.,me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën  21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA,”-raporton policia.

Ata ju dorëzuan Oficerëve  të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here