Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Kapet kamioni me 288 kg heroinë në doganën bullgare

Kapet kamioni me 288 kg heroinë në doganën bullgare

0
622

Autoritetet doganore bullgare kanë gjetur 288 kg heroinë në një kamion iranian që hyri në vend nga Turqia.

Droga u zbulua të premten në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo, tha doganierja Ivan Kuchmov.

Heroina ishte vendosur në 144 pako të fshura brenda një makinerie që po transportohej me kamion.

Shoferi iraian dhe një shtetas turk u arrestua nga policia.

Ata përballen me 20 vite burg nëse dënohen për akuzat për trafik droge.

Bullgaria, që është rruga e kalimit të drogës nga Lindja e Mesme në Evropën Perëndimore, ka ndërmarrë hapa masiv në dy vitet e fundit për të parandaluar trafikimin e drogës.

Në vitin 2018, doganierët bullgarë konfiskuan gjithsej 1.021 kilogram heroinë në kufijtë e vendit, pothuajse 20 përqind më shumë se një vit më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here