Tuesday, May 21, 2024
Home Kronika Kapet me kokainë, hashash e euro, pranga shqiptarit

Kapet me kokainë, hashash e euro, pranga shqiptarit

0
765

Media italiane “Firenze Today” raporton se një shqiptar 34-vjeçar u arrestua në qendër të Firenzes, pasi iu gjetën euro, kokainë dhe hashash.

Policia gjatë një kontrolli të territorit vunë re dy burra të dyshimtë qëndronin në Piazza Tasso. Dy burrat u kontrolluan, edhe për faktin se ata më heret kishin qenë të inkriminuar për drogë e krime kundër pronës.

34-vjeçari shqiptar u arrestua, pasi në momentin e kontrollit, u përpoq që të nxjerrë nga xhaketa një sasi prej disa gramë kokainë.

Pas kontrollit edhe në xhepin e pantallonave të 34-vjeçarit shqiptar, iu gjet hashash dhe 200 euro të gatshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here