Meta takon Zv/Presidentin e PE: Mirënjohje për mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE

0
574

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet, Fabio Massimo Castaldo.

Meta, ndrsa falënderoi Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, shprehu mirënjohje edhe për atë që e cilësoi mbështetje të fortë në procesin e integrimit ët vendit në BE.

Nga ana tjetër, Zëvendës Presidenti i PE, Castaldo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces.

Postimi i plotë i Presidentit

I gëzuar të takoja sot Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e “Lëvizjes 5 Yjet”, z.Fabio Massimo Castaldo, me të cilin ndamë bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.
Më siguroi për mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here