Friday, May 3, 2024
Home Politikë Partia Demokratike zyrtarizon sot koalicionin opozitar

Partia Demokratike zyrtarizon sot koalicionin opozitar

0
499

Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë sot koalicionin opozitar. Burimet bëjnë me dije se në orën 09:00 do të nisë firmosja e marrëveshjeve me partitë për krijimin e koalicionit opozitar.

Me koalicionin e PD-së do të bashkohen partitë kryesore të opozitës që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Disa nga partitë nënshkruese janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here