Pse vdiq nëna e re në Elbasan

0
851

Menjëherë pas arrestimit policia ka marrë në pyetje dy mjekët që dyshohen për mjekim të pakujdesshëm.

Por që të dy ata kanë mohuar akuzat dhe kanë këmbëngulur që 25-vjeçarja pësoi një patologji të rrallë.

Kardiologu dhe Reanimatori akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe dosja e tyre u dërgua në Gjykatën e Elbasanit, ku dhe do të caktohet masa e sigurisë.

Në dëshminë e tyre, Mehmet Ibaj, 54 vjeç dhe Niko Thana, 60 vjeç, nuk i kanë pranuar akuzat ndaj tyre dhe kërkuan lirim të menjëhershëm.

Ata kanë thënë se 25-vjeçarja Rexhina Debrova gjatë operacionit për lindjen e fëmijës, ndërroi jetë si pasojë e një patologjie që hyn në rastet e rralla të komplikacioneve.

Në të njëjtën linjë me dëshmitë e mjekëve ishte dhe reagimi i Spitalit të Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes. ‘Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar, 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës.

Nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator ‘trombemboli pulmonare’, i ashtuquajtur infarkt mushkërie’, thuhet në deklaratën zyrtare.

Policia kishte shoqëruar dhe dy infermierë që asistuan në operacionin e Deborvës, por mëngjesin e së martës ata u lanë të lirë. Do të jetë ekspertiza shkencore mjeko-ligjore, ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes dhe nëse kanë pasur apo jo faj mjekët.

Familjarët e të ndjerës reaguan ashpër dhe kanë kërkuar të zbardhin shkaqet e vdekjes të gruas 25-vjeçare. Ata kanë akuzuar mjeket për neglizhencë dhe mungesë profesionalizmi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here