Tuesday, May 21, 2024
Home Kronika Aksident në Itali, vdes shqiptari, i vëllai në gjendje kritike

Aksident në Itali, vdes shqiptari, i vëllai në gjendje kritike

0
836

Një aksident tragjik i ka marrë jetën sot një shqiptari në Itali, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç raportojnë  mediat lokale, aksidenti ndodhi këtë të mërkurë në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences.

Viktimë e aksidentit ka mbetur një 26-vjeçar, ku mediat fqinje e identifikojnë vetën me iniciale K.E, ndërsa dy të plagosurit janë përkatësisht 19 dhe 26 vjeç. Mësohet se njëri prej të plagosurve është vëllai i viktimës. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë katër autoambulanca, zjarrfikësit, por edhe karabinierët të cilët bënë të mundur nxjerrjen e të plagosurve dhe trupin e viktimës nga makina. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet se ata po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Mediat raportojnë se tre shqiptarët jetonin në zonën e Scarperia. Ky është rasti i dytë me vdekje në pak ditë.

Të dielën që shkoi një shqiptare dhe miku i saj humbën jetën tragjikisht pasi makina me të cilën po lëviznin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti është bllokuar dhe lëvizjes e mjeteve është devijuar në rrugë të tjera aleternative. Grupi hetimor po mbledh detaje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here