Arrestohet ish-policja, dogji makinën dhe fshehu paratë e grabitësve

0
758

Është arrestuar gjatë ditës së sotme ish-policja Edlira Bici, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit duke djegur njërën prej makinave të grupit për të çorientuar policinë.

Bici është personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen në Rinas.

Krahas Rinasita ajo dyshohet se ka marrë pjesë edhe në disa grabitje të tjera të grupit siç ishte ajo në zonën e Trenit si edhe thyerja e blindave në rrugën Tiranë-Rinas.

E.Bici, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohet se është njohje e vjetër e Admir Murataj dhe grupit të tij.

Ka dyshime se kishte lidhje intime me njërin nga anëtarët e bandës.

Mesohet se ajo ka marrë pjesë edhe në grabitjen e 9 Shkurtit 2017, ku në rrugën e Rinasit u grabitën rreth 3,8 milionë euro.

Edhe në këtë ngjarje, ajo ka qenë e ngarkuar me transportin e parave.

Ndërsa shkëputja e saj nga puna përkon me grabitjen e parë, që ka bërë grupi i Admir Muratajt, tek një bankë e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here