Wednesday, May 8, 2024
Home Kronika Vodhën furgonin në Lezhë, policia kap dy nga hajdutët, arratiset i treti

Vodhën furgonin në Lezhë, policia kap dy nga hajdutët, arratiset i treti

0
560

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër për vjedhjen e një furgoni.

Blutë u njoftuan në orët e para të mëngjesit të sotëm nga pronari i mjetit A.P, banues në fshatin Ishull-Lezhë, se disa persona i kishin vjedhur furgonin dhe  ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre.

Në një kohë të shkurtër blutë arritën të identifikoni dhe arrestonin në flagrancë  dy prej autorëve  si dhe të bllokonin automjetin e vjedhur.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë  në një lagje të qytetit të Lezhës shtetasit:

-A.M.,41 vjeç,banues në Kurbin

-E.P.,32 vjeç,banues në Lezhë

Ndërkohë është shpallur në kërkim  dhe po punohet për kapjen e  shtetasit R.K.,25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”,  kryer  në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here