Monday, May 20, 2024
Home Aktualitet MAS u uron 1 Majin Sindikatave që protestuan dhe thekson: Kontrata kolektive...

MAS u uron 1 Majin Sindikatave që protestuan dhe thekson: Kontrata kolektive përmban të gjitha kërkesat

0
512

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë reagoi lidhur me protestën e mbajtur gjatë paradites nga Sindikatat e Arsimit përpara këtij institucioni.

Në një deklaratë për mediat, MAS thotë se protesta është një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.

Sa i takon shqetësimeve të ngritura nga Sindikatat për mungesë dialogu me Ministren, MAS nënvizon se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive.

Kontrata, nënvizon MAS,  përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e nesërme.

Ndër të tjera, MAS i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here