Monday, May 20, 2024
Home Aktualitet Meta falenderon emigrantët për 1 Maj: Shteti t’u garantojë punë qytetarëve

Meta falenderon emigrantët për 1 Maj: Shteti t’u garantojë punë qytetarëve

0
529

Në Ditën e Punëtorëve, presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin me të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe të atij privat, për kushte më të mira e më dinjitoze pune dhe për respektim të legjislacionit, që garanton plotësisht të drejtat e tyre.

Në një postim në facebook, Meta thotë se me punën, mundin dhe energjinë e tyre, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit.

Fatkeqësisht, vijon Meta, Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.

Kreu i Shtetit nënvizon se është detyra e shtetit në rradhë të parë të garantojë, jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune, në mënyrë që kjo kategori vitale të ndërtojë të ardhmen dhe të kontribuojë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë.

“Një falënderim të veçantë kam sot dhe për të gjithë emigrantët shqiptarë, që me punë të ndershme kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme kundër varfërisë dhe zhvillimit të vendit në vitet e vështira të tranzicionit” shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here