Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Rama: Dezinformim mediatik dhe politik për Samitin e Berlinit, nuk ishte për...

Rama: Dezinformim mediatik dhe politik për Samitin e Berlinit, nuk ishte për negociatat

0
458

I sapo kthyer nga Samiti i Berlinit, kryeministri Edi Rama duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së tha se ka pasur një dezinformim politik dhe mediatik lidhur me punimet.

Rama: Nuk kisha parë kurrë dezinformim më të madh politik dhe mediatik sesa terësia e marrëzive dhe ligësive. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.  Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për zgjerimin. Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që klajmëruan kobin e mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë ishin thjesht dhe vetëm një shprehje ekstreme e dëshpërimit që duan të marrin Shqipërinë në rrugën e theqafjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here