Me 1 mln euro drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

0
687

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar për veprën penale të trafikut të drogës. Mediat italiane raportojnë se autoritetet gjetën një sasi droge prej 100 kg, sasi të cilën dy të arrestuarit e kishin futur në makinën e  tyre.

“La Stampa” shkruan se sapo pikasën policinë, italiani dhe shqiptari tentuan të largoheshin me shpejtësi, por policia vijoi aksionin dhe më pas i prangosi ata përballë shtëpisë ku jetonte 38-vjeçari nga Shqipëria.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në sediljet e pasme të makinës, ndërsa dy trafikantët e kishin  paketuar drogën në thasë prej najloni me ngjyrë të kuqe. Nga të dhënat e para thuhet se nëse sasia e lëndës narkotike do shitej në treg me pakicë, ajo do kapte vlerën e 1 mln eurove.

Pas arrestimit, policia italiane filloi kontrollet në bodrumin e shtëpisë ku jetonte shqiptari dhje prej aty u konfiskuan materiale, të cilat shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se origjina e drogës dyshohet të jetë jugu i Italisë ose Spanja.

Ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë si bashkëpunëtorë të shqiptarit dhe italianit, të cilët tashmë do të gjykohen për veprën penale të trafikut të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here