Kryemadhi i hakërrehet Ramës: Koha të largojmë batakçiun e trojeve shqiptare

0
472

Në Konventën Kombëtare për shpalosjen e propozimeve kryesore të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi iu përgjigj Edi Ramës, ndaj të cilit nuk i kurseu akuzat e ashpra jo vetëm për keqqeverisjen e vendit, por edhe me atë çfarë ndodhi pak ditë më parë në Samitin e Berlinit, ku liderët e Gjermansë dhe Francës i thanë “Jo” tentativës së treshes Thaçi-Vuçiç-Rama për ndarje të territoreve në Ballkan.

Nisur nga kjo, për Kryemadhin, “ka ardhur koha që t’i japim fund batakçiut të trojeve shqiptare”.

Me ironi, Kryemadhi i tha Ramës se si fallxhore e parashikon Shqipërinë të begatë pa të si kryeministër.

“Si fallxhore dhe doktoreshë e parashikoj Shqipëri të begatë pa Ramën, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët.

LSI nuk e bëjnë njerëzit, e bën shpirti, e bën ndjenja dhe dashuria që kemi për njëri tjetrin”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas saj, shqiptarët sot nuk i gënjen më askush. “Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqeje familjen dhe të cojë fëmijën në shkollë të lartë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë çdo dorë që tenton ta bëjë këtë”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here