Pack nga Shkodra: Do më vinte keq që unë të rrisja nipat dhe mbesat në një vend si Shqipëria

0
611

Doris Pack nga Shkodra

Pack: Kemi punuar që të kemi frymë Europe edhe në Shqipëri. Krijuam para disa vitesh një grup vullnetarësh dhe bëmë komisionin që duhej. Do më vinte keq që unë të rrisja nipat dhe mbesat e mia në një vend si Shqipëria. Politikanët po marrin shumë nga koha e këtij vendi dhe duhet që gjërat të bëhen siç duhet. Shqipëria ka kërkuar gjithnjë që të jetë e barabartë më të gjithë të tjerët. Bashkimi Europian është një bashkim vlerash, identitetesh dhe kulturash. Unë jam gjermane por jam edhe europiane, e përdor simbolin e këtyre kukullave sepse këtu jemi ne. Ne kemi shansin që të shprehim veten në mënyrën që duam dhe kjo është diçka që përfaqëson shpirtin e Europës. Shihni në media që ka lëvizje të ndryshme nacionaliste dhe shprehin atë që është arritur dhe mua më vjen keq. Në Britani po ndodh diçka e çmendur por disa njerëz besojnë më shumë se tek mbledhja e parave se sa vlerat. Unë s’kam qenë asnjëherë për referendume. Nëse shikojmë Britaninë ata duan të ikin nga BE, ata kanë probleme me Irlandën dhe janë të gjakshme për rajonin dhe Irlanda nuk do që të jetë në BE dhe Britania do që të dalë atëherë nëse del çfarë do të ndodh. Është papërgjegjësi e politikanëve të cilët kanë përdorur referendumin. E di edhe kush e bëri këtë, nëse shihni Cameroonin por ata nuk e kanë problem se janë të pasur. Ai është gënjeshtar sepse e ka provuar përmes gjërave idiote që ka thënë. Të gjithë europianët që jetojnë dhe punojnë atje, nuk është bërë vetëm nga anglezët por edhe europianët që jetojnë dhe punojnë atje prej 30 vitesh.

Ne nuk jetojmë në parajsë por kishim një situatë të mirë dhe secili mund të ishte i lumtur në mjedisin e vet. Duke thënë këtë ne mund të hapemi më shumë dhe të zgjerohemi më shumë në Ballkan. Termi Ballkan nuk duhet përdorur por rajoni i europës juglindore dhe tashmë erdhi koha të përdorim termin Ballkan. Unë jam këtu sepse më pëlqen Shqipëria, ju dua, i them gjëra dhe kritikoj shumë. Me Z.Rama kam patur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është mirëqënia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqënien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do ti them të njëjtat gjëra. Në Tiranë u bë një luftë e madhe për teatrin kombëtar dhe është një vend në mes të një qyteti dhe a mund ta imagjinoni që tani të shkatërrojë një gjë të tillë dhe këtë nuk mund ta kuptoj dhe njerësit thonë që ai është artist. Shpresoj që këto gjëra të rregullohen dhe ai të thotë bëra gabim. Drejtësia nuk funksionon, është gabim. Pa një drejtësi demokracia është kukull, ndërkombëtarët dhe qytetarët duhet të çohen në këmbë, të ngrejnë zërin dhe të ndryshojnë situatën. Njoh shumë shqiptarë, një herë një zonjë erdhi dhe trokiti në zyrën time dhe më tha se u detyrova të iki nga vendi im sepse s’ka të ardhme për fëmijët e mi. Ajo tregoi vlerat e saj dhe unë e pyeta pse nuk qëndrove atje dhe ajo më tha shumë njerëz nuk mund të qëndrojnë atje dhe nuk është e drejtë që njerëzit të ikin se smund të lënë fëmijët e tyre. Kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri dhe Europën juglindore. Shpresoj të edukoheni edhe në vende të tjera, të arsimoheni dhe situata të ndryshojë në Shqipëri she të qëndroni në vendin tuaj. Vendi juaj ka nevojë për ju për të kontribuar dhe nëse jeni të fortë ju mund të ecni përpara.

Është e vështirë për t’u ndryshuar dhe duket se jeni të interesuar për diçka. Më pëlqen Shkodra dhe për hera të parë erdha kur u hap një muzeum dhe fliste për të kaluarën e gjyshërve tuaj dhe unë pashë se çfarë është bërë në emrin tonë dhe unë pashë se aty kishte gjëra të neveritshme por ne duhet të qëndrojmë në këmbë dhe të themi se këto kanë ndodhur kudo dhe se mund të gjendet një zgjidhje.

Ne jemi të interesuar që të kemi politikan të mirë. Nuk jam këty në emër të asnjë partie por sepse më pëlqen ky vend dhe të gjejmë mënyra për të ndihmuar që të paktën të përmirësohet situata e qytetarëve.

Nuk duhet të tregohemi egositë sa i përket nacionalizmit. Duhet të bashkëpunojmë, pse mendoni se vetëm kultura e shqiptarëve duhet marrë parasysh nga BE. Nëse ne merremi me terma si Shqipëria e madhe apo të tjera atëherë për ne do të ishte fillimi i fundit. Ka shumë serb që kanë jetuar dhe punuar në Kosovë pse e kundërta. Unë jam kundër këtyre gjërave dhe ndasive. Ju lutem besoni që terma të tilla si Shqipëria e madhe apo si Millosheviçi kur tha se dua Kosovën, mos mendoni me të tilla gjëra sepse është përtej fundit të botës. Ju jeni vend i madh, një komb i madh por të ndarë dhe jetoni në shtete të ndryshme. Do të ishte një çmenduri kjo. I thashë prësidentit të Maqedonisë se minoritetet e mëdha nuk respektohen si qytetarët e tjerë, shqiptarët janë trajtuar keq dhe minoriteti shqiptar atje s’kishte asnjë rol dhe kjo do sillte problem dhe të gjithq këto ide nacionaliste nuk shërbejnë mirë.

Kur isha në Belgjikë kishte banda shqiptare të cilët krijuan një imazh shumë të keq për Shqipërinë. Mendoj se nuk ka mbaruar këtu se këto gjëra zgjasin dhe kemi edhe shumë shqiptarë që punojnë në nivele të larta dhe ju duhet të gjeni modelet e mira. Kriminel ka në të gjitha kombet dhe ju duhet të gjeni ato që duhet. Kur isha në komision më kujtohet se më thanë shikoni se keni bandat dhe i thashë shihni se banda keni kudo por i thashë se më vjen keq për këtë. Më thanë që Kosova s’do kishte viza dhe kjo më hidhëroi sepse është një vend në mes të Europës por shumë qeveri e shfrytëzojnë elektoratin e tyre dhe kjo është një fatkeqësi, përdorin edhe besimin tonë në BE.

Kriza?

Problemi është se drejtësia është në dorë të politikës, në momentin që kjo ndryshon atëherë do ketë një sistem drejtësie që funksionon. Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë dhe shohim politikan që futen në sistemin e drejtësisë dhe janë nga partitë politike dhe ata s’kanë asnjë mundësi tjetër sepse nëse do të duhet të dalin në gjyjatë s’ka gjykatë dhe këtë nuk e kuptoj dhe ju duhet ta zgjidhni. Duhet të ketë një ndryshim në lidhje me sjelljen sepse politika është pjesë e drejtësisë. Në vendin tim Merkel mund të ndërhyjë në çdo sistem, jo por këtu nuk është rasti dhe kjo është arsyeja pse disa parti kanë ndikimet e tyre dhe nuk janë as në Parlament.

Bandat dhe mosbesimi i të rinjve?

Duhet të ndalohet blerja e votëz, të bëjnë zgjedhje të drejta sepse kjo nuk ndihmon. Duhet ti nxisni dhe ti luftoni për blerjen e votave dhe ti ndaloni. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja, duhet të keni regjistrin elektoral që duhet të jetë i pastër. Ju duhet të luftoni që politikanët të mos blihen dhebtë mos blejnë. Kishte të paktën 10 deputet që duhej të linin pozicionin e tyre për shkak të shkuarës kriminale, nuk mund ti jepni shanset atyre që janë të kriminalizuar që të futen në Parlament dhe duhet ta ndaloni. Nuk mund të blihet, nuk mund ta blejnë dhe kjo nuk është demokracia e vërtetë.

Ka politika  që e bëjnë për para, natyrshëm që i duhen paratë por jo ta kthejnë në prioritet. Politika nuk mund të them nëse është më e mirë apo keqe sot. Kur u bëra deputete babai im, një mësues më tha se nëse nuk do ta bësh diçka për dikend që e mendon se nuk duhet bërë mos e bëj sepse nuk do ta harrosh asnjëherë. Ajo që ndodhi është që partia imë e bëri dhe unë jam një kritike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here