Braimllari: Rama i ka lënë të rinjtë në mëshirë të fatit

0
491

Endrit Braimllari, nga radhët e LSI-së, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e Korçës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se: “Shqetësimet kryesore të të rinjve janë papunësia dhe largimi nga vendi. Qeveria e Edi Ramës i ka lënë të rinjtë në mëshirë të fatit duke i detyruar të emigrojnë duke humbur shpresën dhe besimin se ky vend do bëhet. Politika klienteliste, korruptive dhe aspak vizionare e Edi Ramës po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit.”

Postimi i plotë i Braimllarit:

Sot zhvilluam nje bashkebisedim me të rinjtë në Korçë. Shqetësim kryesor i të rinjve janë papunësia dhe largimi nga vendi.

Mungesa e vëmendjes së qeverisë dhe këtij Kryeministri për të rinjtë është evidente. Nuk ka asnjë politikë që stimulon punësimin e të rinjve me qellim që të rinjtë të mos largohen por të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e tyre.

Qeveria e Edi Ramës i ka lënë të rinjte në mëshirë të fatit duke i detyruar të emigrojnë duke humbur shpresën dhe besimin se ky vend do bëhet. Politika klienteliste, korruptive dhe aspak vizionare e Edi Ramës po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendin.

LSi angazhohet për të kthyer besimin tek të rinjtë, nëpërmjet politikave të punësimit dhe arsimimit, duke ofruar mundësi konkrete dhe të barabarta për të gjithë, duke investuar tek bujqësia si një prioritet kryesor për këtë zonë dhe si një mundësi konkrete per të hapur vende të reja pune.
#ShqiperiaShtepiaJuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here