Friday, May 3, 2024
Home Politikë PD nuk çon vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore: Nuk ka legjitimitet!

PD nuk çon vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore: Nuk ka legjitimitet!

0
492

Partia Demokratike nuk çon vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore. Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në përgjigje të Kuvendit thotë se Parlamenti është produkt i zgjedhjeve të diktuara dhe të blera nga krimi i organizuar.

Sipas PD, “Komisioni i Reformës Zgjedhore, njësoj si Parlamenti, nuk ka legjitimitet për realizimin e Reformës. Në përbërje dhe drejtim të Komisionit ka individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale.”

“Individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojnë rregullat për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje”,thuhet në përgjigjen e Bardhit drejtuar Kuvendit.

“Vendi ka nevojë për reformë të vërtetë zgjedhore. Personat, pjesë e dosjes 184 apo 339/1 , janë në konflikt interesi. Reforma të realizohet e zbatohet nga institucione dhe parti me vullnet për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here