Basha: Balliu mbahet në arrest me urdhër të Ramës

0
944

Kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur sot në qytetin e Korçës.

Duke folur para mbështetësve të tij, kreu i opozitës ka folur edhe për Klevis Balliun, ish-deputetin e dalë nga kjo zonë.

Basha është shprehur se Balliu po mbahet në burg me urdhër të Edi Ramës.

‘Dua t’ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshi, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës.

Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar.

Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna.

Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar.

Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoj edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoj në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji.

Mesazhi që Rama çon është se ai është pushteti, shteti dhe kur do ja merr frymën qytetarit, studentit, familjes dhe mbi të gjitha godet me padrejtësinë e drejtësisë së kapur edhe opozitën politike, që është bastioni i fundit i qëndresës kundër.

Më lejoni t’ju them se Klevis Balliu s’ka qenë kurrë më i vendosur dhe nuk ka qeli burgu që ta trembë, edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk trembemi nga një kufomë politike që i ka orët e numëruara. Fundi i organizatës kriminale të Rilindjes që solli kaq shumë dëme për 6 vite po afron dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar betejën tonë drejt fitores’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here