Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Xhafa:Reforma në drejtësi e pandalshme,do dënohen të korruptuarit

Xhafa:Reforma në drejtësi e pandalshme,do dënohen të korruptuarit

0
427

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në fjalën e tij të mbajtur përpara parlamentit deklaroi se Shqipëria gjendet në një fazë të rëndësishme të historisë politike të saj.

Xhafaj tha se Në Komisionin e Ligjeve po mbahet një proces i jashtëzakonshëm për kalimin e projekt-ligjeve për reformën në drejtësi. Ai shtoi se ajo që po ndodh është një revolucion në organizimin e sistemeve të drejtësi. Për Xhafajn, reforma në drejtësi në Shqipëri është një shembull edhe për vendet në rajon.

“Në Komisionin e Ligjeve po mbahet një proces i jashtëzakonshëm për projekt-ligjeve për reformën në drejtësi. Po bëhet revolucion në organizimin e sistemeve të drejtësisë. Eksperienca shqiptare për reformën në drejtësi konsiderohet sukses edhe në vendet e rajonit. Tashmë kemi hyrë në fazën e dytë, atë të zbatimit të reformës”, deklaroi Xhafaj.

Xhafaj nënvizoi se askush nuk mund ta ndalë reformën në drejtësi, ndërsa akuzoi opozitën se është keqadashëse dhe nuk do këtë reformë.

“Jemi tashmë në një fazë që reforma në drejtësi do të marr jetë. Opozita e vendit për fat të keq nuk e ka mbështetur reformën në drejtësi, duke treguar dashakeqësi ndaj saj dhe vendit. Kuvendi ka rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas klauzolave të parashikuara.

Ne si maxhorancë kemi marrë rolin historik për të dërguar deri në fund këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe që ka mbështetjen ndërkombëtare. Vetingu i reformës në drejtësi do të ndëshkojë cilindo që ka keqpërdorur pushtetin, ndërsa qytetarët shqiptarë më në fund do të kenë një drejtësi të pavarur nga qeveritë”, tha Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here