Thursday, May 9, 2024
Home Politikë Meta pas takimit me Mogherinin: Integrimi, e vetmja rrugë përpara

Meta pas takimit me Mogherinin: Integrimi, e vetmja rrugë përpara

0
514

Presidenti, Ilir Meta, është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijuni.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan: “Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here