Tuesday, April 30, 2024
Home Aktualitet Shqipëria sot në zi kombëtare, nëntetarja do të prehet në Varrezat e...

Shqipëria sot në zi kombëtare, nëntetarja do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve

0
606

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e sot është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Ndërkohë paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj.

Homazhet për “Dëshmoren e Atdheut” do të mbahen nga ora 10 deri në 11:30.

Më pas në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja.

Nga shpërthimi në Letoni mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here