Erisa Xhixho: Rama aktor i dështuar përballë qytetarëve

0
557

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, dënon dhunën ndaj protestuesve ndërsa fton qytetarët të jenë më të bashkuar nesër. Xhixho,  ndalet te dhuna ndaj Sait Dollapit, arrestimet e policisë, përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa shprehet se Rama është i dehur nga pushteti dhe sëmundja e gënjeshtrës ndaj edhe kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë policore.

Nga Erisa Xhixho

Dhune ndaj protestuesve, ndaj Sait Dollapi ne mënyre kriminale, arrestime antiligjore dhe kundër gjithë procedurave, përdorim i gazit lotsjellës ne sasi shume te mëdha duke lënduar jo vetëm protestuesit por dhe fëmijët, gratë e qytetaret e thjeshte.

Blindimi me police i Spitalit te Traumës sikur po mbanin kriminelet nen vëzhgim dhe jo protestues qe dalin ne shesh ne te drejtën e tyre kushtetuese ne mbrojtje te drejtave tyre , kundër kësaj qeverie kriminale qe mendon se pushteti mbahet me dhune policore.

Por Rama nuk e pa këtë pamje te Tiranës dje, por i dehur nga pushteti i tij dhe nga sëmundja kronike e gënjeshtrës doli sot para shqiptareve për te aktruar ne mënyrën me te dështuar te mundshme.

E dhimbshme te shohësh sesi mund te përfundoje kryeministri i vendit tim kur vendos te dhunoje qytetaret e tij për hir te një karrigeje peng i krimit te organizuar.

I vetmi shpëtim për te mbetet shpallja e zgjedhjeve parakohshme menjëherë. Ndaj nesër me 13 Maj ora 18:30 do te jemi me te bashkuar se kurrë për kauzën tone te drejte për Dritën e shpresës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here