Basha: Nuk kam qenë miku Ramës/ Ka vjedhur tre palë zgjedhje

0
437

Kryedemokrati Lulzim Basha tha sot se vendosmëria e opozitës është e padiskutueshme. Sipas tij, zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri duhet të largohet, qeveri tranzitore, dialog ndërpartiak, publik dhe transparent.

Në konferencën për media, pasditen e sotme, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit tha se nuk ka qenë asnjë miku i tij dhe se përballjen me të e ka fituar. Basha tha se Rama s’mund të jetë kujdestar i një procesi zgjedhor të lirë pasi është kapur nga prokuroria duke vjedhur tre palë zgjedhje.

“Nuk kam qenë asnjëherë miku i Edi Ramës. Edi Rama i ka zgjedhur miqtë e tij, disa janë kriminelë të dënuar, disa oligarkë, disa pronarë mediash, disa shfaqin miqësinë hapur, marrin favore, e shprehin natën.
Përballjen me njëri-tjetrin e kam fituar me të. Nuk jam nisur të përballem me të. Rama nuk mund të jetë kujdestar i një procesi zgjedhor pasi është kapur nga prokuroria duke vjedhur tre palë zgjedhje. Përdhunuesi serial i zgjedhjeve nuk mund të jetë kujdestar i zgjedhjeve të ardhshme.
Edhe socialisti më i thekur 24 karat, do thoshte çfarë të dha, si të bleu. Asnjë shqiptar nuk beson më se do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Nuk ka njeri që e beson se me Edi Ramën mund të ketë proces të lirë zgjedhor. Me gjithë këto skandale në Europë Rama jo vetëm që nuk do ishte kryeministër por do ishte para drejtësisë, i dënuar. Opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë, kjo është arsyeja pse kemi paraqitur zgjedhjen më të drejtë. Me Ramën kryeministër nuk ka dhe s’do ketë asnjë proces politik e zgjedhor. Largimi i tij i hap rrugën një procesi politik.
PD dhe opozita mbeten të gatshme dhe mirëpresin çdo angazhim të faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë të thellë”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here