Ish-deputeti i LSI-së Luana Rama në në një dalje për mediat u ndal te artikulli i gazetes gjermane “Bild” për vendin tonë. Rama, tha se Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh dhe se qytetarët i janë bashkuar opozitës për të larguar të keqen nga qeverisja e vendit.
“Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për ‘kinse’ për imazhin e Shqipërisë në botë.
Nuk janë protesta e qytetarëve nuk janë protestat e opozitës që e cënojnë imazhin e një vendi. Imazhin e një vendi e përbalt qeverisja e krimit. Një nga gazetat më të madhe në botë dhe e shitura në Europë “Bild “ e cilësojnë Shqipërinë si një vend kaotik në duar të bandave.
Qytetarët e një vendi dhe opozita është në protest është në luftë për ta larguar të keqen nga qeverisja e vendit. Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh. “-u shpreh ai.
(BalkanWeb)