Braimllari: Më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, opozita nuk do ta lejojë

0
549

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari sot ka qenë në Pojan të Maliqit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Braimllari shprehet se shqetësimi kryesor është varfëria, mungesa e subvencioneve në bujqësi, mungesa e vendeve të punës dhe largimi i të rinjve. Më tej Braimllari thekson se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor dhe opozita i ka të gjitha mundësitë për të mos i lejuar.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit

Ne Pojan te Maliqit ne takim me miqte e Eraldit.⤵️

Shqetesimi kryesor varferia, mungesa e subvencioneve ne bujqesi, mungesa e vendeve te punes dhe largimi i te rinjve.

Nuk do te kete zgjedhje ne 30 qershor pa opoziten. Opozita i ka te gjitha mundesite per te mos lejuar zgjedhje farse dhe votim monist ne vend.
Do te denoncojme çdo dite procesin e kandidateve fiktiv te Edi Rames. Edi Rama drejton nje qeveri ilegjitime e cila buroi nga votat e deformuara te krimit te organizuar. Ne vend ka rene parlamentarizmi dhe Edi Rama eshte ilegjitim. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen Kryeminister dhe nuk do te kete kurre ne vend nje votim monist.

Ju ftoj te gjithe te behemi bashke ne protesten e 25 majit, per te kundershtuar paligjshmerine dhe hajduterine e Edi Rames.
🌪Uragani popullor do ta marri perpara Edi Ramen dhe te gjithe ata qe kerkojne shkaterrimin e Shqiperise duke vrare parlamentarizmin ne vend.
#Shqiperiashtepiajuaj 🇦🇱

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here