Braimllari me të rinjtë: Energjia e të rinjve do t’a terhëqi zvarr Ramën më 25 maj

0
488

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është takuar sot me të rinjtë e Korçës. Para tyre, ai tha se Rama është bërë armik me ta dhe shkaktar për largimin e tyre nga vendi. ”Kjo qeveri i ka larguar të rinjtë nga vendi për shkak të mungesës së vendeve të punës, duke humbur shpresën se ky vend do bëhet. Edi Rama sot është armiku kryesor i të rinjëve duke mos krijuar asnjë mundesi për të rinjtë në këtë vend”.

Postimi i plotë

Sot zhvilluam nje takim me ekipin e organizimit te gjimnazeve ne Korçe. Te rinjte jane prioriteti kryesor i LSI. Perfshirja e te rinjve ne vendimarrje, krijimi i hapesirave te nevojshme per arsimim dhe punesim eshte padiskutim prioriteti yne.

Kjo qeveri i ka larguar te rinjte nga vendi per shkak te mungeses se vendeve te punes, duke humbur shpresen se ky vend do behet. Edi Rama sot eshte armiku kryesor i te rinjve duke mos krijuar asnje mundesi per te rinjte ne kete vend.

Zgjedhje me 30 qershor pa opoziten nuk do kete. Ne nuk mund te lejojme qe Edi Rama t’a ktheje vendin 30 vite pas. Pikerisht per ate çka protestuan dhe punuan te rinjte e viteve ‘90, per ate do protestojme dhe do sakrifikojme çdo gje, qe ne Shqiperi te instalohet demokracia dhe parlamentarizmi dhe jo nje sistem monist per te cilin Rama po punon. Energjia e te rinjve, me date 25 maj, ne protesten e shqiptareve do t’a terheqi zvarr Edi Ramen dhe kedo tjeter qe guxon te godase demokracine dhe parlamentarizmin ne vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here