Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Itali, goditet grupi shqiptar i trafikimit të kokainës e heroinës

Itali, goditet grupi shqiptar i trafikimit të kokainës e heroinës

0
487

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia italiane e Bergamos ka ekzekutuar operacionin e koduar “Snowfall” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë.

Në bashkëpunim me shtetas italianë ata trafikonin drogë të tipit kokainë, heroinë e hashash në territorin e provincës së Bergamos.

Hetimet e operacionit kanë zbardhur se me trafikantët shqiptarë vepronte dhe një grup trafikantësh nga Afrika e Veriut,  kryesisht marokenë që furnizonin me drogë konsumatorë të etnive të ndryshme.

Gjatë operacionit janë sekuestruar disa armë zjarri.

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge të tipeve të ndryshme e armëmbajtje ilegale armësh zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here