Petrit Vasili: Sot shkollëpaku me sebepin e e-learning këputi folklor analfabetësh sa mundi

0
492

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “E-learning” në mjekësi, duke thënë se e tillë strategji bëhet për herë të parë në Shqipëri.

Vasili tha se platforma në shëndetësi të ngjashme janë bërë edhe më herët, kurse e cilëson Ramën si “shkollëpak”.

Postimi i Petrit Vasilit

Kur flet Shkollëpaku për shëndetësinë të gjithë qeshin!!

Sot shkollëpaku në kuturisjen e tij të çartur të radhës u shfaq të fliste prapë për shëndetësinë.

Sa herë që ky flet për shëndetësinë të gjithë vetëm qeshin, disa me zë të fortë, disa me zë të ulët, disa me një buzeqëshje të brendëshme, por ama të gjithë qeshin dhe shumë bile.

Sot shkollëpaku me sebepin e e-learning këputi folklor analfabetësh sa mundi.

Tha që po lufton hilet e mjekëve në edukimin në vazhdim, mirë që nuk tha do t’i fusim në burg ata mjekë, që nuk përmbushin edukimin në vazhdim.

Na tha shkollëpaku, që kjo mjekësia e tij s’ka të krahasuar me atë të 5-6 vjet përpara.

Por meqë të tijtë e tallin si gjithmonë dhe ky përsërit si papagall çfarë i shkruajnë, hajt t’i kujtojmë ca gjëra.
Se është turp i madh që Shqipëria të ketë një elifmatrak të tillë në krye të qeverisë, që vetëm gënjen dhe këput broçkulla për shëndetësinë.

Shkollëpak:

Së pari: Edukimi në vazhdim u ideua dhe filloi të funksionojë që në vitin 2008 dhe që në gusht 2010 ishte funksionues: “Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Së dyti edukimi në vazhdim nuk është thjesht një detyrim, por shumë më shumë se kaq ai është frymë tërësore sistemike për t’ju rikthyer fort dijes mjekësore në të gjitha format e përvehtësimit të saj.

Së treti E- learning është vetëm një prej instrumenteve, ndërsa puna individuale dhe ajo kërkimore shkencore është një botë kaq e madhe dhe e larmishme dhe më kaq shumë forma, sa që ulëritja analfabete e kryeministrit për vetëm njërën prej tyre, e bën të duket si indianet e Amerikës, që habiteshin dhe shkëmbenin një copë xhami me flori.

Së katërti: e- learning nuk është xhandari i sistemit të edukimit në vazhdim, por është e përsëris një instrument në funksion të sistemit.

Së pesti: shkollëpaku foli edhe gjoja për botime gjithëfarësh të mjekëve, që sipas tij nuk kanë vlerë dhe qe jane kot.Ky analfabet nuk e di qe cdo reviste mjeksore ka rankimin e saj pra vleren e vet ne graduatorin shkencor te vleres.
Pra vleren e nje botimi nuk e cakton shkollepaku ne Shqiperi dhe qeveria e tij,por standarti boteror i njejte dhe i barabarte per te gjithe.

Se gjashti:me qe ky permend telemjeksine si veper te tij.
Telemjeksia eshte nje projekt kombetar i insuguruar qe ne shtator 2011 me mbeshtetjen e financimin e SHBA nepermjet USAID dhe nuk eshte bere nga ky shkollepak.

Se fundi:
per shkollepakun shendetesia eshte nje hicgje,pa vlere dhe pa rendesi aw sa edhe e katandisi nga nje Ministri e plote dhe funksionuese ne nje kat mizerabel brenda Ministrise se Punes.

Kaq per sot shkollepak, se edhe kaq veshtire se i kupton ti.

P.S.shkollepak ke edhe me foto VKM e 2008 per ngritjen e Edukimit ne Vazhdim dhe foton e Inaugurimit te Telemjeksise.
Te tallin… je nja 10 vjet prapa…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here