Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Reagon Calavera: Gjykata Kushtetuese çmim i lartë për tu paguar. Sulmi i...

Reagon Calavera: Gjykata Kushtetuese çmim i lartë për tu paguar. Sulmi i pajustifikueshem

0
547

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera në një analizë të publikuar në europa.ue  me titull :“Reforma e drejtësisë dhe vetingu: për qytetarët, me qytetarët” shkruan se BE dhe SHBA janë të vendosura për të vijuar mbështetjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, për të garantuar të drejtat e qytetarëve dhe të shoqërisë civile ku askush nuk është mbi ligjin. Vetingu i Drejtësisë është një hap kyç në këtë drejtim”

Calavera pranon se “mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë, sigurisht, një çmim shumë i lartë për t’u paguar për tranzicionin. Nuk duhet të habitemi që procesi i rivlerësimit ka pasur implikime dhe pasoja në gjyqësor në të gjitha nivelet. Megjithatë, procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve është në vazhdim dhe ky tranzicion do të përfundojë së shpejti.” 

Ndër të tjera Calavera: “Duke pasur parasysh interesin e lartë publik, është e rëndësishme të sigurohet monitorimi nga afër i procesit dhe të kontribuohet në mënyrë konstruktive në progresin e tij. Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte të padrejta dhe të papranueshme, duke përfshirë edhe rastet kur i drejtohet personalisht anëtarëve individualë të institucioneve të vetingut. 

Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe e shoqërisë civile, që të sigurojnë se forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar. 

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, teksa Shqipëria do të kalojë nga faza e tranzicionit të reformës gjyqësore në zbatimin e saj të plotë. Organet e vetingut do të sigurojnë trajtimin e vazhdueshëm të rasteve prioritare në mënyrë që institucionet e reja të mund të krijohen plotësisht.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here