500 balona “Rama ik” ngrihen mbi Kryeministri

0
615

Protesta e opozitës ka nisur ndryshe këtë herë. Një mesazh deri në qiell është konceptuar si i tillë gjesti i lëshimit të balonave me ajër që mbajnë një kërkesë: “Rama ik”.
Mësohet se janë 500 balona të bardha që janë ngritur në qiell nga organizatorët e protestës dhe të rinjtë demokratë.

Një lutje kjo e opozitës, nisur nga simbolika e balonave, për largimin e Edi Ramës dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e opozitës, të cilët kanë nisur që në muajin shkurt. 12 janë protestat në total të Opozitës së Bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here