Letrat publike/ Basha: Jepjani përgjigjen, ta dëgjojë në Surrel dhe në çdo bunker ku futet

0
504

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas letrës së katërt të dërguar sot. Basha tha se nuk ka dialog me Ramën duke ua lënë fjalën protestuesve për t’iu përgjigjur me ‘joooooo’.

“Jepjani përgjigjen, ta dëgjojë në Surrel, në çdo bunker ku futet. Jepjani përgjigjen. Mirënjohjen më të thellë kam sot për kurajën tuaj që zgjoi botën demokratike se ne jemi popull i Europës, i lirisë, i demokracisë. Jemi njerëz që besojmë në vlera, tek dinjiteti i njeriut. Besojmë tek Zoti, besojmë tek demokracia, ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, për Europën.
Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le t’i shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar t’i jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet t’i thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here