Reuters: Protesta në Tiranë për largimin e Ramës

0
525

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka pasqyruar protestën në Tiranë duke vënë theksin te kërkesat e protestuesve dhe opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare dolën përsëri në rrugë të shtunën në një protestë kryesisht paqësore, e gjashta kombëtare në tre muaj, duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme”, raporton “Ruters”.

Në raportim theksohet se kryeministri Edi Rama ka shkruar një letër ku thotë se nuk do të largohet nga detyra. Në shkrim citohet fjalimi i Bashës sot në protestë, i cili ju drejtua qytetarëve: “Ai (Rama) po më pyet, duke na kërkuar që të dorëzohemi? Përgjigjuni atij! “- i tha Basha i tha turmës, e cila përgjigj në unison:” Rama ik”,- shkruan Ruters.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here