Sunday, May 12, 2024
Home Politikë Patozi: Shqipëria në Europë me Arba Kokalarin para mbërritjes së trenit të...

Patozi: Shqipëria në Europë me Arba Kokalarin para mbërritjes së trenit të lodhur nga Tirana

0
480

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka uruar fitoren e Arba Kokalarit në zgjedhjet europiane. Në një postim në facebook, Patozi shkruan se Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel.

Patozi: Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve.Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari!

Arba Kokalari është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here