Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike do të paraqiten në orën 09:30 ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, pas procedimit që u ka bërë policia e shtetit.
Përfaqësuesit e PD-së denoncuan një ditë më parë pengimin me dhunë nga policia të ushtrimit të detyrës së tyre kushtetuese për të marrë informacion për ndalimet e paligjshme pas protestës së 16 shkurtit.
PD e akuzoi policinë se ka manipuluar pamjet e datës 16 shkurt kur ish-deputetët u futën në komisariat për tu informuar mbi gjendjen e të ndaluarve pas protestës.
Madje në konferencën për mediat, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se forcat e rendit i kanë penguar deputetët në të drejtën e tyre kushtetuese.
/Ora News.tv/