Myslim Murrizi merr “frenat” e Kuvendit, drejton seancën e parë plenare

0
523

22 ditë pas zgjedhjes si nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka drejtuar seancën e parë plenare këtë të enjte.

Në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit, Murrizi ka zëvendësuar sot kryetarin Gramoz Ruçi, pasi ky i fundit, ka pritur në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Murrizi, e përballoi me sukes sfidën e parë në Kuvend, dhe menaxhimin e kohës së fjalimeve të deputetëve.

Murrizi ia preu fjalën kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, dhe ia kaloi deputetes socialiste në Kukës, Mimi Kodheli.I gjithë debati në Kuvend u dominua nga diskutimet për rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi Paloka, u ndryshime edhe në strukturat drejtuese të parlamentit.

Murrizi zëvendësoi Edi Palokën. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 92 vota.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here