Tërmeti në Korçë/Basha: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

0
542

Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në qarkun e Korçës kanë lënë pas katër persona të plagosur dhe disa shtëpi të dëmtuara.

Pas serisë së tërmeteve, dëmet në banesa janë të konsiderueshme, ndërsa disa banesa janë bërë të pabanueshme.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili kërkon shpalljen e gjendjes  së jashtëzakonshme.

“Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar. Duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara.

Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojrave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur.

Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’u ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here