Përplasi me makinë 15-vjeçarin më pas u largua, arrestohet i riu në Kukës

0
646

Një i ri ka rënë në pranga për aksidentin e dy ditëve më parë në Kukës. Ngjarja u shënua mbrëmjen e 31 majit, ku një mjet përplasi një 15 vjeçar dhe u largua nga vendngjarja.

Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes shtetasin I.H., 28 vjeç, banues në Bushat.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas më datë 31.05.2019, në fshatin Nangë, Kukës, me mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin F.P., vjeç 15, banues në fshatin Nangë, Kukës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes” njofton policia.

Si pasojë e përplasjes nga makina, 15-vjeçari ka përfunduar në një kanal buzë rrugës që ishte i mbushur me ujë. Ai ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet për veprime të mëtejshme në ngarkim të 28 vjeçarit të arrestuar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here