Fatmir Mediu: Bundestagu gjerman mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës

0
563

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ka treguar detaje nga vizita e tij e fundit zyrtare në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu, ndër të tjera, shprehet se: “Në takimin e Berlinit  zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD: Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schwartz, Bernd Rutzel. Shqipëria është në prag konflikti prandaj mbështetja e Bundestagut veçanërisht deklarata e z. Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.”

Postimi i plotë i Mediut

Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman te CDU dhe SPD. Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schwartz, Bernd Rutzel etj.

Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri janë prezent në çdo takim.
Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare është një problem serioz që ka tejkalur Shqiperinë ai është prezent në shumë vende të Europës.

Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues qëllimisht, po shkatërrohet pluralizmi politik, vjedhja e votave nga bandat me urdhër të Rilindjes në 2017 e kanë futur Shqiperinë në një krizë të paprecedentë.
Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farsë në 30 qershor, vetëm me një kandidat të zgjedhur prej tij.
Shqipëria është në prag konflikti prandaj mbështetja e Bundestagut veçanërisht deklarata e z. Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here