Basha reagon pas protestës: Boll më me …

0
571

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së opozitës. Në një psotim në rrjetet sociale, Basha shkruan se boll më me Shqipërinë që duan ata. “Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit”, – thekson Basha.

Postimi i plotë:

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here